Koçiu: Ekipet shëndetësore në shërbim të pushuesve në brigjet e liqenit të Pogradecit

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Në brigjet e liqenit të Pogradecit, është ngritur një tendë shëndetësore që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve gjatë gjithë sezonit veror.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se në tendën shëndetësore buzë liqenit, ofrohet ndihma e parë dhe këshilla mjekësore për çdo nevojë.
Ministrja Koçiu ndau pamje nga momentet e kujdesit dhe shërbimit që marrin qytetarët, moshat e treta, si edhe pushuesit që kanë zgjedhur liqenin e Pogradecit këto ditë të nxehta të qershorit.
“Për pushime të sigurta dhe pa shqetësime”, shkruan Koçiu në postimin e sotëm në rrjetet sociale.
Tenda shëndetësore është ngritur nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pogradec dhe është pozicionuar në brigjet e liqenit të Pogradecit, për një akses më të madh jo vetëm për qytetarët, por edhe për pushuesit.
Nga tenda e ngritur nga NJVKSH në zonën e liqenit të Pogradecit 1 nga 7/e.i//r.e//a.f/