E Diel, 1 Nëntor 2026

Transformohet shkolla “Bido Sejko” në Konispol, mjedise sportive dhe laboratorë

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Shkolla “Bido Sejko” në Konispol është transformuar plotësisht në kuadër të programit të investimeve publike 2025–2026, që synojnë përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë, ku është investuar në ambientet mësimore por edhe për krijimin e infrastrukturës sportive, duke përfshirë ndërtimin ose rikonstruksionin e terreneve për aktivitete fizike.

Falë këtij investimi shkolla është pajisur po ashtu edhe me sistemi modern ngrohjeje, ndërsa janë bërë ndërhyrje edhe për rritjen e eficiencës energjetike të godinës.

Investimi ka krijuar një mjedis më të përshtatshëm për procesin mësimor, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit, duke reduktuar kostot e energjisë për institucionin.

Kjo ndërhyrje vlerësohet si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e standardeve të arsimit në zonën e Konispolit dhe për rritjen e cilësisë së jetës së komunitetit lokal.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›