E Martë, 3 Nëntor 2026

Tre stacione meteorologjike moderne për fermerët në Dibër

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Në Dibër janë instaluar tre stacione moderne meteorologjike, të cilat synojnë të ndihmojnë fermerët duke sjellë një frymë të re në mënyrën e punës së tokës.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se këto stacione ndihmojnë fermerët të parashikojnë më mirë ndryshimet klimatike, të menaxhojnë dëmtuesit dhe sëmundjet dhe të përdorin burimet në mënyrë më efikase.

“Tre stacionet meteorologjike janë aleatë të rinj të fermerëve, duke ofruar të dhëna të sakta dhe në kohë reale për mbështetjen e praktikave bujqësore të përshtatura ndaj ndryshimeve klimatike”, theksoi ministrja Denaj.

Nisma ndihmon drejtpërdrejt në ndërtimin e qëndrueshmërisë afatgjatë ekonomike për sektorin bujqësor në Dibër, duke e bërë bujqësinë një aktivitet më të qëndrueshëm dhe fitimprurës, pavarësisht sfidave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Sipas ministres Denaj, kjo iniciativë e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me GIZ, është pjesë e vizionit “Bujqësia2030”, që synon një bujqësi të qëndrueshme, të pajisur me dije dhe teknologji, dhe i jep fermerit fuqinë për të përballuar sfidat e së ardhmes. /j.p/

1 nga 8

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›