E Hënë, 2 Nëntor 2026

Triathlon, Viron Kuqi shkëlqen në garën IRONMAN në Itali

TIRANË, 23 shtator /ATSH/ Sportisti i Federatës Shqiptare të Triathlonit, Viron Kuqi shkëlqen në garën IRONMAN Emilia Romagna (Itali), njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Viron Kuqi që garon në kategorinë 65-69 vjeç, përshkroi 3,8 km not, 180 km çiklizëm dhe 42,2 km vrapim në kohën 12:19:15.

Viron Kuqi tregoi përkushtim dhe disiplinë të admirueshme.

Kuqi, jo vetëm që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë, por gjithashtu vendosi kohën më të mirë Kombëtare në IRONMAN për grup-moshën 65-69 vjeç.

1 nga 4

/gj.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›