E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli mbyll kalimin kryesor mes Jordanisë dhe Bregut Perëndimor

TEL AVIV, 23 shtator /ATSH-AFP/ – Autoritetet palestineze dhe jordaneze njoftuan sot se, duke nisur nga e mërkura dhe deri në një urdhër të dytë, Izraeli do të mbyllë pikën kufitare Allenby, pika kryesore e kalimit mes Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Jordanisë, nga ku kalonin ndihmat humanitare në Gaza.

Izraeli nuk e ka konfirmuar ende këtë vendim.

“Pala izraelite na ka informuar për mbylljen e pikës kufitare Allenby duke nisur nga dita e nesërme dhe deri në një urdhër të dytë, në të dyja drejtimet”, tha në një njoftim për shtyp Autoriteti i Përgjithshëm Palestinez i pikave kufitare.

Autoritetet jordaneze kanë njoftuar gjithashtu mbylljen e pikës kufitare, e njohur gjithashtu si ura e mbretit Hussein, duke saktësuar që ishte e mbyllur “nga ana tjetër për kalimin e udhëtarëve dhe mallrave, deri në një urdhër të dytë”.

Kjo pikë kufitare, e ndodhur në luginën Jourdain, është e vetmja që i lejon palestinezët e Bregut Perëndimor të lënë territorin pa pasur nevojë të kalojnë nga Izraeli, i cili e ka pushtuar Bregun Perëndimor që prej 1967-s.

Ajo u mbyll të enjten e kaluar, pasi një shofer kamioni jordanez, i cili transportonte ndihma humanitare drejt Gazës, hapi zjarr në pikën e kalimit Allenby, e kontrolluar nga Izraeli, duke vrarë dy ushtarë izraelitë.

Ushtria izraelite më pas i kërkoi Amanit pezullimin e kalimit të ndihmave në Rripin e Gazës, i shkatërruar pas prej dy vitesh luftë./ /f.k/ /os/ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›