Tritol kryepolicit Muca dyshimet mbi Shullazin
Te tjera rreth shkrimit VIDEO Kush eshte Emiljano Shullazi Njoftim i Sindikates se Policise
TIRANE- Pas hetimeve paraprake policia ka ngritur dy shimet tek grupi i Shullazit. Kjo piste ka ardhur si pasoje e arrestimit qe i eshte bere Emiljano Shullazit nje muaj me pare per vepren penale te armembajtjes pa leje. Aktualisht hetuesit thane se nendrejtori eshte kercenuar jo ne menyre te drejteperdrejte por te nenkuptuar nga personi ne fjale. Dorian Muca ka qene nje nga personat qe ka asistuar ne marrjen ne pyetje ndaj Shullazit. Panvaresisht se ai ndodhet ne burg policia ngre dyshimet se tritoli mund te jete vendosur nga grupi i tij. Nga zbardhja e kamerave u pa se autori ishte rreth 26-30 vjec i veshur me nje xhup te zi ne koke mbante nje kapuc te bardhe dhe nje shall te zi me te cilin mbulonte here pas here fytyren. Ky person ishte ngjitur nepermjet ashensorit dhe me vete mbante ne dore nje kuti detergjentesh Deka ne te cilen kishte fshehur dhe sasine e lendes plasese. Ka hipur ne katin e peste dhe poshte deres kryesore te Dorian Muces ka vendosur afersisht 400 gram tritol. Ai ka pasur dhe nje fitil ne dore qe ka sjelle percimin e zjarrit qe ka sjelle me pas shperthimin. E gjithe procedura e punes se tij zgjati 6 minuta. Me tutje ai eshte larguar ndersa ka harruar dhe me gishin e madh ka shtypur ashensorin duke lene disa gjurme gishtash. Nga pamjet filmike eshte vene re se autori ishte i mbuluar ne pjesen e fytyres me kapuc dhe me shall ndersa koken e mbante poshte duke mos pare siper ashensorit ku ishte instaluar dhe kamera e sigurise. Autori eshte ngjitur deri ne katin e 7 te duke perdorur ashensorin e pallatit dhe pasi ka vene lenden shperthyese eshte larguar serish po me ashensor. Nga pamjet filmike eshte mesuar se autori i shperthimit ishte treguar shume i kujdesshem ne fshirjen e disa prej gjurmeve ku mendohej se i kishte lene. Gjate gjithe kohes i riu autor i ketij krimi te rende i ka kthyer shpinen kamerave duke mos e shfaqur asnjehere koken. Kjo gje veshtiresoi disi punen e policise per te dalluar plotesisht figuren e tij. Autori ka zbritur me shpejtesi tre shkallet e fundit dhe eshte nisur nga pas pallatit i vetem ne kembe pa pasur asnje mjet per te levizur. Sipas policise ecja ne kembe ka qene e qellimte per te gjetur mundesi manovrimi dhe te fshihej neper pallate. Pas alarmimit kur te gjithe ishin te fokusuar per te pare vendin e ngjarjes dhe per te nisur hetimet autori mund te kete pasur me teper hapsira per tu zhvendosur ne destinacionin final.