Tritol makinës në Lezhë
Sondazh
Loading ...

schedule08:41 - 4 Nëntor, 2026
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, në një ambient parkimi, garazh, pranë zonës së njohur si “Mileniumi”, ku dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

