E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritol në një pallat në lushnjë, eksplozivi në banesën e ish të dashurës së Laert Haxhiut, i dënuar me burg përjetë

Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në Lushnjë mëngjesin e kësaj të marte. Ngjarja ndodhi në katin e parë të një pallati, në afërsi të banesës së Klea Gjatës, e njohur si e ish e dashura e Laert Haxhiut.

Nga shpërthimi është dëmtuar veshja prej polisteroli e pallatit parafabrikat, si dhe është shkëputur tubi i ujërave kulllues të shiut dhe janë thyer xhamat e dritares se katit të dyte të banesës.

Pistat e policisë janë  përqendruar tek lidhja me Laert Haxhiun, por nuk përjashtohet as pista e inskenimit, pasi e reja mund të ketë stisur ngjarjen për të kërkuar azil.

Laert Haxhiu shtë i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës, ndërsa ka drejtuar një organizatë kriminale përgjegjëse për një seri krimesh të rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›