Përplasen katër makina gjatë natës në Vlorë, njëri nga shoferët i dehur

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e 29 shtatorit, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, Vlorë.
Mësohet se katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz, shtetasi Mane Xhelaj, 27 vjeç, ka rezultuar pozitiv në testin e alkoolit.
Ndërkohë, drejtuesi i Toyotës, shtetasi Gerisian Gjishti, 29 vjeç, ka rezultuar negativ në testin e alkoolit.
Në këtë mjet udhëtonte si pasagjere 21-vjeçarja Silvia Hasa, e cila pas aksidentit është dërguar në spital dhe është shtruar për mjekim.
Edhe drejtuesja e Audi-t, shtetasja Ilivia Imeraj, ka rezultuar negative në testin e alkoolit. Automjeti i katërt, një Audi, ka qenë i parkuar në momentin e përplasjes.