Shpërthim me tritol gjatë natës në Krujë, dëmtohen dy automjete

Krujë – një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 22:00, në fshatin Larushk, në parkimin e lokalit të shtetasit A. M.
Policia njofton se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve E. K. dhe I. L.
Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./vizionplus.tv