E Diel, 1 Nëntor 2026

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, RTSH siguron videon e autorit

RTSH ka siguruar videon e autorit të vendosjes së tritolit në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu, ngjarje kjo e regjistruar dy muaj më parë.

Sipas informacioneve, mësohet se autori i shpallur në kërkim F. F, dyshohet edhe për gjashtë raste të tjera kriminale në të njëjtën zonë.

Kujtojmë se dy muaj më parë, një lëndë plasëse u vendos në murin rrethues të banesës së Mziut.

Ky i fundit, i pyetur nga grupi hetimor, por edhe në një deklaratë të mëvonshme të mbajtur për media mohoi të kishte konflikte.

“Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, gjatë karrierës time, nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh këtë një akt absolutisht politik dhe është një sinjal për të treguar se, nuk mund të sillesh apo reagosh ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni,” u shpreh deputeti Mziu. Si pasojë e shpërthimit, fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›