E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet selia e Forcave paraushtarake në Pakistan, vriten 3 persona, plagosen disa të tjerë

Tre persona kanë sulmuar selinë e forcave paraushtarake në Peshawar në Pakistan, duke qëlluar për vdekje tre persona dhe duke plagosur të paktën pesë të tjerë.

Sipas policisë, sulmuesit hapën zjarr kur hynë në kompleks dhe më pas hodhën veten në erë brenda godinës së forcave paraushtarake.

“Sulmuesit hapën zjarr ndërsa hynë me forcë në selinë e policisë kufitare në qytetin Peshawar përpara se të hidhnin veten në erë brenda kompleksit”, tha policia.

Një zyrtar deklaroi për Reuters, se një prej sulmuesve veproi në hyrjen kryesore, ndërsa dy të tjerët hynë më pas në kompleks.

Forcat e sigurisë rrethuan menjëherë zonën dhe po kontrollojnë situatën, sepse dyshohet se autori ka pasur edhe bashkëpunëtorë të tjerë brenda.

Pesë të plagosurit, mes tyre dy punonjës të forcave paraushtarake, u dërguan në spital për trajtim. Asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani. Ky sulm ndodh pas një periudhe të përshkallëzimit të dhunës nga militantët islamikë në rajon, pas përleshjeve kufitare midis Pakistanit dhe Afganistanit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›