Trump: Është vetëm çështje kohe që Ngushtica e Hormuzit të hapet për furnizimin me naftë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është vetëm çështje kohe që Ngushtica e Hormuzit të hapet për furnizimin e naftës, duke e cilësuar atë si një “burim të hapur” për botën.
Në një postim në TruthSocial, Trump shkroi se “Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të bëjmë pasuri. A do të ishte një ‘burim i hapur’ për botën”
Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më strategjike të energjisë në botë, ku rreth 20% e furnizimit global të naftës kalon përmes saj, dhe çdo tension në këtë zonë ka pasoja të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare.
Deklaratat e Trump kanë rritur pasigurinë në tregjet e energjisë, ndërsa aleatët europianë shprehin shqetësim për mungesën e një strategjie të qartë nga SHBA.
Ekspertët paralajmërojnë se çdo ndërhyrje ushtarake në ngushticë mund të përshkallëzojë tensionet me Iranin, duke e bërë situatën edhe më të ndërlikuar për stabilitetin global të energjisë.
/rtsh.al/