Trump del në mbrojtje të Hegseth, pavarësisht zërave për shkarkimin e tij: Kam ndërmend ta mbaj në detyrë
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, duke hedhur poshtë, të paktën publikisht, zërat për largimin e tij nga detyra.

Në një komunikim me gazetarin e ABC News, John Karl, të publikuar këtë të enjte në platformën X, Trump deklaroi: “Kam çdo synim për ta mbajtur atë në detyrë.”
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh gjithashtu i habitur nga telefonatat dhe presioni që po merr lidhur me të ardhmen e Hegseth, duke thënë: “Po marr telefonata për të, por nuk e kuptoj pse”.
Deklaratat e Trump vijnë pas raportimeve të CBS News, sipas të cilave presidenti amerikan kishte nisur të konsultohej me këshilltarët e tij nëse Hegseth duhet të vazhdojë të qëndrojë në krye të Pentagonit.
Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ia atribuoi humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit luftës me Iranin, duke lidhur rezultatin e dobët elektoral me pasojat e përfshirjes ushtarake amerikane në konflikt.