E Martë, 3 Nëntor 2026

Trump falënderon kandidatin e pavarur presidencial Kennedi Xhunior për mbështetjen, ndërsa u tërhoq nga gara për Shtëpinë e Bardhë

Ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan për president Donald Trump falënderoi Robert F. Kennedi Xhunior për mbështetjen e tij duke e quajtur atë “një djalë të shkëlqyer dhe të respektuar nga të gjithë”, pasi ky i fundit u tërhoq si kandidat i pavarur nga gara presidenciale për zgjedhjet e nëntorit. 

Pasardhësi i familjes Kennedy pas njoftimit u shfaq përkah Trumpit gjatë një tubimi elektoral në Arizona. Nga e njëjta skenë, kandidati republikan sulmoi rivalen demokrate për presidente Kamala Herris për fjalimin në Konventën Kombëtare Demokrate. “Ajo nuk e përmendi kufirin, inflacionin, ekonominë apo krimin. Nuk përmendi asnjë nga gjërat që supozohej të përmendte, por përmendi emrin tim 21 herë” – u shpreh Trump. 

59-vjeçarja Herris  dhe Trump janë me kokë në sondazhe më pak se tre javë para debatit të tyre të 10 shtatorit që do të mbahet në Filadelfia. 
Zëvendëspresidentja u rikthye në Uashington pasi pranoi zyrtarisht të jetë kandidatja presidenciale e demokratëve në Konventën kombëtare të partisë në Çikago. Në vetëm një muaj pas tërheqjes së Biden, Herris u bë gruaja e parë me ngjyrë që mori miratimin e partisë si kandidate presidenciale dhe ka mbledhur një shumë rekord prej gjysmë miliardë dollarësh fonde elektorale. 

 
/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›