E Martë, 3 Nëntor 2026

U tërhoq nga gara, Robert F Kennedy Jr pezullon fushatën dhe mbështet Trump

Kandidati i pavarur i Shtëpisë së Bardhë, Robert F Kennedy Jr, i është bashkuar kandidatit republikan, Donald Trump, në një tubim në Arizona, pasi u largua nga gara dhe mbështeti ish-presidentin amerikan.

Kennedy, 70 vjeç, tha se parimet që e kishin shtyrë atë të largohej nga partia e kishin detyruar tani atë “t’i japë mbështetjen Presidentit Trump”.

Ai tha në një konferencë shtypi në Arizona, të premten se do të kërkonte të hiqte emrin e tij nga fletëvotimet në 10 shtete.

Trump e vlerësoi Kenedin si “fenomenal” dhe “shkëlqyes” teksa e mirëpriti në skenë në mitingun në Glendale. Rivalja demokrate Kamala Harris tha se do të përpiqej të “fitonte” mbështetjen e votuesve të Kenedit.

Afatet për të tërhequr kandidaturën kanë kaluar tashmë në disa shtete, duke përfshirë Pensilvaninë, megjithëse tërheqjet mund të arrihen ende me urdhër të gjykatës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›