E Hënë, 2 Nëntor 2026

Trump i pakënaqur me liderin e ri të Iranit, si do të veprojë SHBA në vazhdim?

Presidenti amerikan, Donald Trump, shprehu pakënaqësinë e tij ndaj zgjedhjes së udhëheqësit të ri suprem të Iran, Mojtaba Khamenei, por mohoi planet për një ndërhyrje ushtarake.

Në një intervistë për “New York Post“, Trump është shprehur se, nuk do të zbulojë për momentin planet e tij për Khamenein e ri, duke shtuar se nuk ka asnjë qëllim të dërgojë trupa amerikane në impiantin bërthamor në Isfahan.

“Ne nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë. Nuk kemi asnjë qëllim,” tha Presidenti nga klubi i tij i golfit në Doral, pranë Miamit, duke qartësuar se SHBA nuk synon të ndërhyjë në impiantin nëntokësor të pasurimit të uraniumit pranë kryeqytetit iranian.

Orët e fundit, qeveria e Iranit lëvizi me shpejtësi për të zëvendësuar Ajatollah Ali Khamenein, udhëheqësi suprem i dytë i saj, një rol i krijuar pas Revolucionit Islamik në vitin 1979.

Brenda natës, djali i Khameneit, Mojtaba, u zgjodh për ta zëvendësuar atë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›