Trump paralajmëron Iranin- “Do të përdorim asetet e ngrira për të paguar dëmet ndaj anijeve”

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se çdo dëm ndaj anijeve tregtare do të kompensohet me asetet iraniane që ndodhen nën kontrollin e SHBA-së.
Reagimi i Iranit ishte i menjëhershëm, me ministrin e Jashtëm Abbas Araqchi qe cilësoi këtë deklaratë si një precedent të rrezikshëm që mund të cenojë sigurinë e aseteve shtetërore në mbarë botën.
Ai paralajmëroi se normalizimi i konfiskimit të pasurive të një shteti mund të sjellë pasoja të rënda për rendin ndërkombëtar. Ndërkohë, Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane, CENTCOM, njoftoi se ka vijuar operacionet ushtarake ndaj objektivave iraniane dhe se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për lundrimin e anijeve tregtare.
Sipas CENTCOM-it, sulmet kanë në shënjestër infrastrukturën ushtarake dhe aftësitë detare të Iranit, me synimin për të ulur rrezikun ndaj transportit detar në rajon.
Nga ana tjetër, ushtria iraniane pretendoi se ka ndërmarrë sulme me dronë ndaj bazave ushtarake amerikane në Bahrein dhe Jordani.
Nderkohe, sipas raportimeve të The Neë York Times, Irani ka refuzuar edhe një propozim për armëpushim të përcjellë përmes Irakut, duke këmbëngulur se çështja e Ngushticës së Hormuzit mbetet e panegociueshme
/rtsh.al/