Stephen Miller zëvendëson Susie Wiles, Trump njofton ndryshimin në drejtimin e kabinetit

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social “Truth” emërimin e Stephen Miller në detyrën e shefit të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, duke zëvendësuar Susie Wiles.
Miller, i cili aktualisht mban detyrën e zëvendësshefit të kabinetit dhe është një prej këshilltarëve më të besuar të Trumpit, do të marrë detyrën të hënën, më 9 nëntor 2026.
Ndërkohë, Susie Wiles do të largohet nga posti i shefes së kabinetit dhe do të kalojë në ekipin politik të Trumpit. Presidenti amerikan e falënderoi për punën dhe shërbimin e saj, duke e vlerësuar si të shkëlqyer.
“Jam i kënaqur të njoftoj se zoti Stephen Miller, aktualisht zëvendësshef i kabinetit të administratës Trump dhe një prej këshilltarëve të mi më të besuar, do të marrë detyrën e shefit të kabinetit duke filluar nga e hëna, 9 nëntor 2026. Susie Wiles, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme, do të kalojë në ekipin politik të Trumpit. Dua ta falënderoj për shërbimin e saj si shefe e kabinetit. Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer!”, shkroi Trump.
Ndryshimi në drejtimin e kabinetit vjen vetëm pak ditë pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit, ku demokratët siguruan kontrollin e të dy dhomave të Kongresit.
Lajme të Sugjeruara