Turisti belg aksidentohet në Sarandë, policia: Ishte në gjendje të dehur

Sarandë – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 06:50 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Butrinti”, në vendin e quajtur “Hidrovori”.
Policia bën me dije se shtetasi belg Y. Z., 28 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Dayang”, dyshohet në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, 28-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv