E Diel, 1 Nëntor 2026

Vijojnë kërkimet për kapitenin, Arben Anamali humbi jetën pasi shpëtoi turistët që rrezikuan mbytjen

Në liqenin e Shkodrës vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike, i cili humbi jetën mesditën e së martës duke ndihmuar dy turistë të huaj që rrezikuan mbytjen.

Që prej mesditës së djeshme, polumbarët e FNSH-së, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë Shkodër, janë angazhuar në kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes turistike, Arben Anamali.

Fatkeqësisht, ky akt heroik u kthye në një tragjedi për të, për familjen dhe për të gjithë ata që e njohën./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›