E Hënë, 2 Nëntor 2026

I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet në Tiranë 46-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Sipas njoftimit, në pranga ka rënë shtetasi E. R., 46 vjeç, banues në Tiranë.

46-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Për këto vepra penale, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›