E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkolla “Besëlidhja” nxjerr muzikantet e pare ne Lezhë, nxënësit përmbyllin rrugëtimin 9-vjeçar

Shkolla Besëlidhja në Lezhë mbylli ciklin e parë 9-vjeçar të klasave të muzikës duke e konsideruar këtë rrugëtim një sukses që ka krijuar edhe vazhdimësinë. Saxhot e fundit për këta nxënës, ishin krejt ndryshe ashtu si edhe për mësuesit e tyre që i kanë ndjekur përgjatë këtij rrugëtimi.

Ka qenë prej klasës së parë me ta dhe për mësuesin Ermal Saraçi ky është moment krenarie dhe emocionesh duke parë arritjet e tyre.

“Kënaqem për to që arritën këtë ditë por gjithsesi edhe mërzitem se do të ikin”, tha mësuesin Ermal Saraçi.

Pjesë e eventit të organizua në shkollën “Besëlidhja” ishte dhe drejtori rajonal i Arsimit Hasan Muça, sipas të cilit hapja e klasave të muzikës ka ndryshuar jetën artistike të qytetit.

Klasat me drejtim muzikor në shkollën “Besëlidhja” u hapen për herë të pare në shtator 2015 dhe përgjatë këtij rrugëtimi 9-vjecar krahas 220 nxënësve numëron qindra çmime të fituara.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›