Turqi, sulmohet konsullata amerikane, mendohet 'akt terrorist'
Gjuajtjet me armë zjarri që lanë 6 vetë të vdekur në konsullatën amerikane në Stamboll mendohet të jenë pjesë e një ‘akti terrorist’. Kështu e ka cilësuar sulmin e sotëm ambasadori amerikan në vend.
Në një prononcim para gazetarëve në kryeqytetin e Turqisë Ankara, Ross Wilson tha se i ka kërkuar qeverisë turke shtimin e masave të sigurisë që kur policia kapi një bombë në një makinë para një jave afër hyrjes së konsullatës amerikane.
“Nuk jam në pozicionin e spekulantit për të thënë se kush e ka organizuar këtë” – tha Wilson. “Por Sa herë ka një sulm në një ndërtesë diplomatike ... përcaktimi më i afërt është të jetë një sulm terrorist”.
“Vendet tona do të rrinë afër për ti bërë ballë këtyre problemeve”- shtoi ai.
Të paktën 6 persona, midis të cilëve 3 policë, janë vrarë afër konsullatës amerikane në Stamboll ne mesditen e sotme. Ndërkohë edhe 2 persona të tjerë kanë ngelur të plagosur.Një i armatosur ka hapur zjarr ndaj sigurimit të konsullatës nga nje makine e bardhe e cila eshte larguar me shpejtesi- lajmëron Ahu Ozurt për CNN.
Ndërkohë edhe policia i është kundërpërgjigjur duke vrarë tre prej sulmuesve.
Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Ankara tha se të paktën një prej sulmuesve ka hapur zjarr rreth orës 11 mbi policinë jashtë konsullatës.
Zyrtarët thanë se nuk ka mbetur i vrarë asnjë punonjës i konsullatës apo qytetar amerikan.
Njerëzit qëprisnin për viza jashtë nuk kanë pasur dëmtime.
Tre prej trupave kanë ngelur në tokë dhe janë marrë prej ambulancave ndërkohë që policia ka rrethuar zonën.
Sulmi më i fundit ndaj një autoriteti të huaj në Turqi ka qenë në Nëntor të vitit 2003 kur një bombë u vendos tek konsullata britanike. Shpërthimi vrau më shumë se 70 njerëz, përfshirë edhe konsullin britanik.
Turqia është një shtet jofetar, i cili mbizotërohet nga Muslumanët. Gjatë gjithë kohëve ka pasur shumë tensione midis separatistëve dhe mulsumanëve. Ndërkohë shteti ka përndjekur separatistët kurdë prej shumë vitesh.