Turqia vendos tarifa shtesë për makinat e prodhimit kinez

Ministria e Tregtisë e Turqisë njoftoi se në një përpjekje për të mbrojtur industrinë vendase, tarifa prej të paktën 7 mijë dollarësh do të jetë 40 për qind e vlerës së importit të çdo automjeti, transmeton Anadolu.
Duke iu referuar objektivave të tregtisë së jashtme dhe llogarisë korente të vendit, Ministria e Tregtisë e Tuqisë njoftoi se në një përpjekje për të mbrojtur industrinë vendase, tarifa prej të paktën 7 mijë dollarësh do të jetë 40 për qind e vlerës së importit të çdo automjeti.
Ministria turke tha se tarifa shtesë do të zbatohet së bashku me taksat doganore për mallra të caktuara të importuara nga vendet jo-anëtare të BE-së me të cilat Turqia nuk ka marrëveshje të tregtisë së lirë.
Po ashtu u njoftua se vendimi për vendosjen e këtyre detyrimeve shtesë doganore është marrë duke marrë parasysh zhvillimet ekonomike dhe tregtare, si dhe nevojat sektoriale.
/ rtsh.al /