E Shtunë, 7 Nëntor 2026

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, 43-vjeçari rrëfen edhe dy vrasje të bëra në Shqipëri

43-vjeçari shqiptar, Fran Preldakaj, është arrestuar nga policia greke në Athinë 6 vite pas vrasjes së dyfishtë në Lutraki, ku ai goditi me sëpatë fillimisht ish të dashurën ukrainase, e më pas edhe të dashurin e saj me profesion farmacist.

Siaps mediave greke shqiptar po ashtu ka pranuar se më herët kishte kryer edhe dy vrasje të tjera në Greqi të ndodhura para vitit 2002.

Bëhet fjalë për Nikolin Palin, i cili dyshohet të jetë Fran Preldakaj nga Malësia e Madhe, i njohur edhe si Zef Preldakaj, 44 vjeç, i dënuar më parë për vrasje në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë ndodhi në datat 10-11 tetor 2020, në një banesë pushimi në Loutraki të Korinthit. Sipas hetimeve, shqiptari dyshohet se i vrau me sëpatë ish-të dashurën me origjinë ukrainase dhe partnerin e saj, një farmacist nga zona. Pas krimit, ai mori para dhe bizhuteri nga viktimat, ndërsa më pas transportoi automjetin e gruas në një zonë të izoluar dhe i vuri flakën.

Reklamë

43-vjeçari u arrestua në zonën e Kato Patisionit në Athinë, ku jetonte duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara dhe identitetin e një personi tjetër. Sipas policisë greke, ai dyshohet se ishte përfshirë edhe në aktivitete kriminale me pagesë, ndërsa po hetohet lidhja e tij me dy vrasje të tjera që kanë karakteristikat e ekzekutimeve me pagesë.

Gjatë kontrollit në banesën ku qëndronte, policia sekuestroi një pistoletë me dorezë druri, dy granata funksionale, dy mekanizma detonimi, tre palë pranga metalike dhe një leje qëndrimi në emër të një personi tjetër, por me fotografinë e tij.

Autoritetet greke bëjnë me dije se ndaj shqiptarit rëndonin gjashtë vendime gjyqësore për vrasje me dashje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr. Gjithashtu, nga komunikimi me autoritetet shqiptare përmes Interpolit rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria për tentativë grabitjeje me armë në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u arrestua edhe një 41-vjeçare e huaj, e dyshuar për përkrahje të autorit dhe shkelje të ligjit për të huajt. Sipas policisë greke, 43-vjeçari kishte qenë më parë i përfshirë edhe në çështje që lidhen me drogën, grabitjet, armëmbajtjen pa leje dhe vepra të tjera penale, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha krimet me të cilat dyshohet se ka lidhje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›