'U dëgjua si bombë, u trondit i gjithë pallati', banorët tregojnë momentet e shpërthimit të fuqishëm në Elbasan (VIDEO)
Nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin 5-katësh në Elbasan, banorët e zonës tregojnë momentet e frikshme që përjetuan, duke përshkruar shpërthimin si tepër të fuqishëm, aq sa u tronditën edhe banesat përreth.
“Ishte tmerrësisht, ishte një shpërthim i fuqishëm. Ça shoh edhe unë këtu, se nuk na lejojnë të hyjmë brenda”, tregon një prej banorëve.
Një tjetër banor, që jeton pranë pallatit thotë se shpërthimi u dëgjua shumë fort dhe se ndërhyrja e shërbimeve të emergjencës u vështirësua nga hapësira e ngushtë.


“Këtu afër e kam shtëpinë. Dëgjuam një shpërthim shumë të madh, u tronditëm. Erdhën policia dhe zjarrfikësit, por është edhe vend i ngushtë, mezi u futën”, shprehet ai.
Edhe banorë të tjerë përshkruajnë panikun që përjetuan në momentin e shpërthimit.
“Dëgjuam shpërthimin, u trondit shtëpia. Ishte një shpërthim shumë i madh, një situatë e frikshme. Ne po qëndronim kur shpërtheu, thamë: Çfarë u bë?!”, tregon një grua.
“Ishte si bombë, edhe pallati ynë u trondit”, shprehet një tjetër banore.
Lajmi kryesor: