E Hënë, 2 Nëntor 2026

U dëmtua nga prurjet e Shkumbinit, ndërtohet ura e Xhyrës në Librazhd

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Ura e fshatit Xhyrë në Librazhd është ndërtuar pas dëmeve që shkaktuan prurjet e shumta të lumit Shkumbin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi se ura ishte bërë e pakalueshme për banorët e zonës, por falë bashkëpunimit institucional ndërhyrja u realizua në kohë rekord.

“Falë Ministrisë së Mbrojtjes, Forcave të Armatosura dhe Bashkisë Librazhd, në kohë rekord u bë i mundur ndërtimi i urës për banorët e Xhyrës”, shkruan Balla.

Rindërtimi i urës vlerësohet si një zhvillim i rëndësishëm për banorët e zonës, të cilët përballeshin me vështirësi në lëvizje dhe akses pas dëmtimeve të shkaktuara nga moti i keq.

/m.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›