Jiang Lin, gruaja e parë që fiton garën me jahte në Australi

SIDNEJ, 31 dhjetor /ATSH-DPA/- Jiang Lin është bërë gruaja e parë që fiton garën me jahte “Sydney Hobart”, pasi jahti i saj “Min River” u shpall fitues i edicionit të 80-të.
Lin dhe bashkë-kapitenia, Alexis Loison fituan kur zyrtarët e garës penalizuan anijen franceze BNC për shkelje të rregullave të velave, duke i hequr vendin e parë dhe duke ia dhënë fitoren “Min River” në edicionin e 80-të të garës.
BNC me flamurin e Kaledonisë së Re, e drejtuar nga kapitenët Michel Quintin dhe Yann Rigal, dukej se ishte gati për fitoren e përgjithshme përpara se komiteti i garës të vendoste një penalitet – prej një ore e pesë minutash – pas një proteste të suksesshme.
Triumfi shënoi një moment historik – jahtin e parë fitues të drejtuar nga një kapitene femër.
“As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mendoja se kjo do të bëhej realitet”, tha 60-vjeçarja Lin.
Gara e Jahteve Sydney Hobart është një ngjarje vjetore dhe konsiderohet gjerësisht si një nga garat më të vështira të jahteve në det të hapur, në botë. //a.i/