E Diel, 1 Nëntor 2026

U gjet i vrarë në mes të rrugës, del fotoja e 40-vjeçarit

Ky që shihni në foto është 40-vjeçari Hajdar Ismailgeci, i cili humbi jetën mbrëmjen e kësaj të enjtes në Babrru.

Ai u gjet në mes të rrugës pa shenja jete. Sipas policisë, Ismailgeci është qëlluar me thikë.

Ende nuk dihen shkaku i ngjarjes dhe identiteti i autorit.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç.

Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›