E Diel, 1 Nëntor 2026

U godit nga helikat e skafit/ Vlorë, rëndohet gjendja e të miturit, transportohet në Tiranë

Është rënduar gjendja e të miturit i cili u godit nga helikat e skafit ndërsa ishte duke lëvizur në det.

I miturit pas trajtimit mjekësor në spitalin e Vlorës është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

I lënduari , 17 vjeç, i identifikuar si Santiago Çerçizi, dyshohet se ka pësuar prerje të rëndë në këmbë nga helika e një skafi.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, i mituri ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në shërbimin e reanimacionit, pasi ka plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›