E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 63-vjeçari në Gramsh, shpallet në kërkim i biri

Policia e Gramshit ka arrestuar një 63-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit Grazhdan.

Në kërkim është shpallur i biri 33-vjeçar.

“Gjatë operacionit “Survejimi” u arrestua në flagrancë, teksa kujdesej për 35 bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit ku banonte, shtetasi M. H., 63 vjeç.  Më tej, gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën 2 armë gjahu, 2 radio si të Policisë dhe 60 fishekë të kalibrave të ndryshëm, që posedoheshin pa leje. Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga hetimet dyshohet se ka bashkëpunuar me babanë e tij, shtetasin M. H., për kultivimin e bimëve narkotike. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit”, njofton policia.

Babë e bir akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›