E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap me kokainë, Gjykata jep vendimin për vajzën e Eli Farës

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Marina Farën, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila u ndalua një ditë më parë pasi u kap me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë.

39-vjeçarja, e regjistruar në dokumente me emrin Roxhensa Kapurani, u ndalua në zonën e Vorës, ku gjatë kontrollit iu gjetën 4.4 gram kokainë, e fshehur në portofol. Gjatë dëshmisë përpara Policisë, ajo ka deklaruar se lënda ishte për përdorim personal.

Kjo nuk është hera e parë që Marina Fara del në vëmendjen e autoriteteve. Pesë vite më parë, ajo ishte përfshirë në dosjen e operacionit “Mezhgorani”, ku u arrestuan mbi 30 persona të dyshuar për trafik droge. Në atë kohë, ajo dyshohej se kishte ndihmuar dy prej të dyshuarve të arratiseshin.

Hetimet për çështjen vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›