E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë gjatë natës në bypass-in e Vlorës, përplasen dy automjete, një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në bypass-in e Vlorës, ku janë përplasur dy automjete, një Nissan dhe një Mini Cooper.

Si pasojë e përplasjes, automjeti Mini Cooper është përmbysur në mes të rrugës, duke shkaktuar lëndimin e një personi. Një nga drejtuesit e mjeteve është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›