E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrahin dhëndrin, arrestohen babai dhe dy djemtë në Malësi të Madhe

Policia e Malësisë së Madhe ka arrestuar tre persona, pas një rasti dhune në familje të ndodhur në fshatin Flakë.

Të arrestuarit janë shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, dhe dy djemtë e tij, A. Ç., 30 vjeç, dhe S. Ç., 33 vjeç, banues në Koplik të Sipërm. Ata akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dhëndrit të tyre, A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.

Menjëherë pas njoftimit për konfliktin, shërbimet e Komisariatit ndërhynë në vendngjarje dhe kryen veprimet e para hetimore dhe operative, çka çoi në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›