E Hënë, 2 Nëntor 2026

Legjionarët/ Shpendi nuk ndalet, tjetër gol deçiziv me Çesenën, “bomber” i dërgon sms nga distanca Rolando Maran

Kristian Shpendi po kalon një formë të jashtëzakonshme në këtë periudhë me fanellën e Çezenës dhe po tregon aftësitë e jashtëzakonshme të sulmuesit të zonës, duke shënuar me rregullsi të admirueshme.

Sulmuesi shqiptar,  shënoi këtë të shtunë golin e 8 në 10 ndeshje të luajtura në këtë kampionat me fanellën e Çezenës, teksa ka tundur rrjetën edhe përballë ekipit të Sudtirol në transfertë.

Në minutën e 65-të të ndeshjes, ai përfitoi nga një pasim nga e djathta për të devijuar para portës duke çuar sferën në rrjetë për të barazuar shifrat dhe fiksuar rezultatin përfundimtar.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›