E Diel, 1 Nëntor 2026

U përjashtuan nga grupi i PD në Këshillin e Durrësit, demokratët shkojnë në seli! Burgija: Dua ballafaqim me Berishën, s’i kemi shërbyer PS

Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, dy demokratët që u përjashtuan nga grupi i PD në Këshillin Bashkiak të Durrësit pasi mbështetën foltoret e Salianjit, kanë dalë kundër vendimit të partisë dhe e kanë ankimuar pranë Komisionit të Apelimit.

TIRANË– Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, dy demokratët që u përjashtuan nga grupi i PD në Këshillin Bashkiak të Durrësit pasi mbështetën foltoret e Salianjit, kanë dalë kundër vendimit të partisë dhe e kanë ankimuar pranë Komisionit të Apelimit. Burgija me një grup demokratësh u shfaqën sot në seli për të dorëzuar ankimin, ndërsa kërkoi edhe një ballafaqim me Sali Berishën, i cili gjatë momentit të prononcimit të demokratëve ishte brenda në seli. Burgija i hodhi poshtë akuzat se i ka shërbyer PS.

Pjesë nga prononcimi i Dritan Burgijës

Do dorëzojmë kërkesën pranë Komisionit të Apelimit me insistimin e këtyre demokratëve, janë drejtues strukturash, pasi unë person dhe lidership këtu u detyrohemi shpjegime për sa ka ndodhur me rastin e përjashtimin tim dhe kolegut tim Boshku. Kam qenë këtu para jush edhe në 2021-shin, për të njëjtën gjë pasi në atë kohë dilja dhe kërkojë dinjitetin e Berishës pasi u përjashtua nga partia. Sot jam këtu para jush për të marrë shpjegime dhe për të kërkuar dinjitetin tim. Nuk është çështje pozite, por dinjiteti, në kërkesë kam shpjeguar se çdo resht i vendimit është antistatutor. Kam kërkua ballafaqim me lidershipin këtu, kam kërkuar fakte dhe prova që çuan në çuan në vendimin e shkarkimit tim. Kërkojmë nëse është e mundur, të bëjmë ballafaqim me zotin Berisha. Jemi rënduar shumë me akuzat, janë akuza të rënda për mua dhe kolegun tim, mos të dalim njëri nga një mikrofon dhe tjetri në mikrofon të tjetër të bëjmë monolog, ja ku jemi, të ballafaqohemi dhe ti sqarojmë këto gjëra.

A keni bashkëpunuar me PS?

Nuk diskutohet që jo, është gënjeshtër shumë e madhe. Parkimi është pronë private ku unë jam pjesëtar i asaj prone me një pjesë, shumë mirë bëtë se ka qarkulluar nën zë. Do iu vë në dispozicion certifikatën e pronësisë ku unë jam pronar i asaj prone. Nëse është ky shkaku, kanë gabuar rëndë, si mund të faktojë kjo? Është pronë private që shfrytëzohet për parkim, nesër mund të bëhet diçka tjetër.

Foltorja i bëri shumë mirë PD-së se i vuri në lëvizje. U vu partia në lëvizje, nisën të dalin deputetët. I thonin lidershipit nuk na vijojnë njerëzit, ne i treguam lidershipit që njerëzit janë aty, por nuk u vijnë deputetëve të Durrësit. Pse nuk vijnë në Durrës? Unë kam qenë zëri më i fuqishëm në Durrës edhe kru u përjashtua Berisha, ne u ngritëm për padrejtësisë që iu bënë Berishës. Berisha edhe e ka artikuluar se s’do këtë përjashtime. Jo se jam përjashtuar unë, nëse unë kam bërë diçka ta bëjnë publike.

A do dalë e drejta?

Do dalin fiasko me mu, s’jam demokrat prej Berishës apo Nokës, jam demokrat me breza. Çfarëdo lloj akuze do t’i hedh poshtë.

Me biznesin tim kam vite që kontribuoj edhe tek PD e Durrësit. Kurrë skam përfituar, nëse ka diçka që kam përfituar ta bëjnë publike. Parkimi është pronë private, kam patur luftë unë me bashkinë. Bashkia e ka mbajt me të padrejtë dhe e shfrytëzonin jo pronarët e ligjshëm, është pronë private, iu vë në dispozicion certifikatën ku janë jam anëtar. Kurrë s’kam përfituar, përkundrazi jam goditur në bizneset e mia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›