E Martë, 3 Nëntor 2026

“U shtir…”, Dijonisi dhe Renisi flasin për të, Valeri iu përgjigjet: Kam fituar më shumë se të gjithë ju

Renisi dhe Dijonisi diskutuan lidhur me eliminimin e Valerit, duke thënë se ndonëse u përpoq të tregonte të kundërtën, ai u mërzit shumë për largimin nga “Ferma VIP”.

Ata theksuan se Valeri e dëshironte shumë finalen, si dhe vetë televizionin.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Sa e ka dasht ai finalen nuk e ka dashur kush

Renisi: Sa e do televizorin ai plak

Por këto komente nuk kanë kaluar pa marrë përgjigje nga Valeri, i cili la komentin e tij në videon e publikuar, ku dy fermerët flasin për të.

Ai thotë se ka fituar më shumë se të gjithë bashkë, po ato nuk e dinë ende.

“Fermeeeeeerë po ju degjoooooj dhe shikoooooj. Ah ta dinit sa kam shijuar dhe fituar une , me shume se te gjithe ju bashke deri ne finalen tuaj”, shkruan ai.

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›