SHBA, mbi 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike! Ambasadori Wendt: Vendi, përparim në ndërtimin e qëndrueshmërisë dixhitale
Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e Shqipërisë ndaj kërcënimeve kibernetike të sponsorizuara nga qeveri të huaja.
Në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, ambasadori Wendt, vuri në dukje përparimin e Shqipërisë në forcimin e qëndrueshmërisë digjitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, përfshirë programe si CyberNext.
Ambasada amerikane theksoi se bashkëpunimi synon ndërtimin e një infrastrukture dixhitale më të fortë dhe më të sigurt për Shqipërinë, SHBA-në dhe NATO-n.


“Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n”, thekson mes të tjerash Ambasada e SHBA.
Reagimi i Ambasadës së SHBA:
Shtetet e Bashkuara kanë investuar më shumë se 40 milionë dollarë për të forcuar mbrojtjen e sigurisë kibernetike të Shqipërisë kundër kërcënimeve të sponsorizuara nga shteti. Në Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Shqipërisë, Ambasadori Eric Wendt theksoi progresin e Shqipërisë në ndërtimin e qëndrueshmërisë dixhitale dhe trajnimin e ekspertëve të ardhshëm përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë programe si CyberNext. Së bashku, po sigurojmë një infrastrukturë dixhitale më të fortë për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.