E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lëvizte me armë si pasagjer në një taksi, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur.

I riu kishte zgjedhur të levizte me taksi për të shmangur kontrollet e policisë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se 22-vjeçari lëvizte i armatosur, me taksi organizuan operacionin policor të koduar “Backseat”.

Si rezultat, te Bulevardi i Ri, u ndalua taksia me të cilën lëvizte shtetasi K. Sh., 22 vjeç. Nga kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›