E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pezullohen nga detyra dy punonjës të Policisë Kufitare Rinas

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy punonjës të Policisë Kufitare, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, pasi dyshohen se janë përfshirë në veprime korruptive.

Sipas policisë, pas rastit të transmetuar në një emision televiziv investigativ, Drejtoria e Standardeve Profesionale me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësve të Policisë, Inspektor K. K., me detyrë ndihmës specialist kontrollor, dhe Inspektor E. L., me detyrë ndihmës specialist kontrollor, ndaj të cilëve ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë.

Policia e Shtetit sqaron se në vijim të veprimeve të kryera për ketë rast,  Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur menjëherë hetimin penal ndaj punonjësve të Policisë të përfshirë në këtë rast.

Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën nga punonjësit e saj dhe i fton sërish ata të vijojnë t’i raportojnë çdo rast të tillë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›