E Hënë, 2 Nëntor 2026

UASHINGTON – Trump konfirmon bisedën telefonike me Putinin

UASHINGTON, 16 tetor /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zhvilloi sot një bisedë telefonike mbi luftën në Ukrainë me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Po zhvilloj një bisedë telefonike me presidentin Putin tani”, shkroi Trump në një postim në Truth Social në orën 11:21 të paradites.

“Biseda është duke vazhduar, një bisedë e gjatë, dhe unë do ta raportoj përmbajtjen e saj, ashtu si edhe presidenti Putin, në përfundim të saj. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, shtoi presidenti amerikan

Telefonata vjen një ditë para se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Kievi kërkon më shumë mbështetje nga SHBA-ja në luftën e tij kundër Rusisë.

Zelensky, pritet të kërkojë miratimin për blerjen e raketave “Tomahawk” me rreze të gjatë veprimi.

Marrëveshja per blerjen e raketave “Tomahawk” mund të financohet nga vendet e NATO-s që mbështesin Ukrainën.

Kremlini e ka paralajmëruar shprehimisht administratën amerikane kundër furnizimit të Ukrianës me raketa.

Ish-presidenti Dmitry Medvedev, i cili aktualisht shërben si nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Ruse, paralajmëroi për një pergjigje të mundshme me armë bërthamore.

Trump u vlerësua në Izrael për ndihmën e tij për të arritur një marrëveshjeje per armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve midis shtetit hebre dhe militantëve palestinezë Hamas, këtë muaj.

Trump ka kërkuar prej kohësh të negociojë përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës edhe pas pushtimit të plotë të Moskës në shkurt 2022.

Presidenti amerikan organizoi një samit me Putinin në Alaskë në gusht, ku u ra dakord për disa kushte, pavarësisht atmosferës miqësore.

Që atëherë, Trump ka thënë se është i zhgënjyer nga Putini – pasi nuk ka treguar gatishmëri për të ndaluar konfliktin. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›