UBT dhe Fondacioni i Butrintit, marrëveshje për kërkimin shkencor dhe zhvillimin e qëndrueshëm

TIRANË, 24 mars /ATSH/ Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit, duke vendosur partneritet për zhvillimin e kërkimit shkencor, edukimit dhe menaxhimit të burimeve natyrore dhe trashëgimisë kulturore.
Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i Universiteti Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, dhe Jorida Muho, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.
Marrëveshja do të përfshijë studentët dhe stafin akademik në projekte konkrete studimore dhe praktike, duke i afruar ata më pranë Parkut Kombëtar të Butrintit, një prej pasurive më të rëndësishme të Shqipërisë.
Përmes këtij bashkëpunimi, UBT synon të forcojë lidhjen mes shkencës, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke krijuar mundësi të reja për formim profesional dhe angazhim në terren për studentët dhe ekspertët akademikë.
1 nga 3/e.xh/a.f/r.e/