E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U.Craiova-Egnatia në RTSH/ Kampionët e Shqipërisë, nesër në provën e 3-të europiane

Conference League | 3 minuta më parë

Facebook

Egnatia do të luajë nesër ndeshjen e tretë në fazën e ligës së UEFA Conference League. Do të përballet me skuadrën rumune të Universitatea Craiova në transfertë, në një ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “Ion Oblemenco”, në orën 21:00. Kjo sfidë do të vijë drejtpërdrejt në ekranin e RTSH.

Kampionët e Shqipërisë vijnë në këtë përballje pas një ecurie pozitive, duke treguar nivel edhe në arenën europiane. Në dy ndeshjet e para të fazës së ligës, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede ka regjistruar dy barazime përballë danezëve të Midtjylland dhe Aarhus, duke marrë dy pikë të rëndësishme.

I gjithë fokusi i rrogozhinasve është te sfida e radhës në Rumani, ku Egnatia do të kërkojë të synojë një tjetër rezultat të vlefshëm në rrugëtimin e saj europian. Përballja me Universitatea Craiova përfaqëson një tjetër provë për kampionët e Shqipërisë, të cilët duan të tregojnë edhe një herë vlerat e tyre në këtë edicion të Conference League.

Eljon Sota dhe Ildi Gruda nuk do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje, pas dëmtimeve që pësuan në ndeshjet e fundit në kampionat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›