E Martë, 3 Nëntor 2026

Para me fajde dhe kërcënime, arrestohet efektivi në Elbasan

TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Agjencia e Mbikëqyrjes Policore njoftoi se në kuadër të operacionit “Last rent”  u ndalua punonjësi i policisë nënkomisari E. P., me detyrë specialist për hetimin e krimeve në Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në vijim të hetimeve të thelluara me metoda speciale u bë i mundur ndalimi i këtij punonjësi, i cili i jepte hua (fajde) personave të ndryshëm dhe më pas nëpërmjet kanosjes ose dhunës i shtrëngonte këta të fundit për kthimin e vlerave të konsiderueshme të parave. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestruan 5 automjete të vitprodhimeve të fundit në pronësi të personave të ndryshëm. AMP u shpreh se vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›