E Hënë, 2 Nëntor 2026

UKRAINE – Zelensky: Mercenarë të huaj luftojnë për Rusinë

KIEV, 4 gusht /ATSH/ – Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi sot se trupat ukrainase në verilindje të vendit po përballen me “mercenarë” të huaj nga disa shtete, përfshirë Kinën, Pakistanin dhe disa vende afrikane, sipas Reuters.

Më parë, Zelensky akuzuar Moskën për rekrutimin e luftëtarëve kinezë në përpjekjet e saj luftarake kundër Ukrainës,  akuza që Pekini i ka mohuar, ndërkohë që edhe Koreja e Veriut ka dërguar mijëra trupa në rajonin rus të Kurskut.

“Diskutuam me komandantët për situatën në vijën e frontit, mbrojtjen e Vovchanskut dhe dinamikën e luftimeve”,  shkroi Zelensky në platformën X, pas një vizite në vijën e parë të frontit në rajonin verilindor të Kharkivit.

“Luftëtarët tanë në këtë sektor raportojnë për pjesëmarrjen e mercenarëve nga Kina, Taxhikistani, Uzbekistani, Pakistani dhe vende afrikane në luftë. Ne do të përgjigjemi”,  theksoi ai.

Rusia nuk ka reaguar menjëherë publikisht ndaj deklaratave të Zelenskyt. /Ad.Ab./

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›