E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi : Të pastrohen cisternat e ujit të pijshëm

Për të shmangur situatat e padëshiruara shëndetësore në këto ditë të nxehta vere specialistët e ujësjellësit këshillojnë popullatën që të tregohet e kujdesshme në pastrimin dhe higjienizimin e depozitave të ujit të pijshëm. Sipas specialistëve të ujësjellësit, shpesh higjienizimi i depozitave të ujit të pijshëm lihet pas dore për muaj të tërë nga popullata duke bërë që në disa raste ato të kthehen në burim kërcënimi për shëndetin e konsumatorëve. Me shqetësues bëhet ky fakt tani në stinën e nxehtë kur edhe shëndeti i popullatës mund të ndikohet negativisht nga ndotja e cisternave të ujit. Ndërkohë në këto ditë të nxehta vere specialistët e ujësjellësit në bashkëpunim me organet shëndetësore vazhdojnë kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm. Kampione të marrë në zona të ndryshme të rrjetit analizohen çdo ditë në laborator me qëllim shmangien në kohe të ndotjes që mund të konstatohet në ujin e pijshëm.

Ndërkohë për të shmangur çdo shqetësim të popullatës në këtë drejtim specialistët e ujësjellësit kanë rritur dozat e klorit në ujin e pijshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›