E Diel, 1 Nëntor 2026

Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, me sa do shitet benzina

Bordi i Transparencës, për herë të parë që nga ngritja e tij në muajin mars, ka vendosur të ulë tavanin e çmimit të naftës me 4 lekë për litër për tregtarët e pakicës.

Çmimi maksimal është vendosur në 220 lekë për litër, nga 224 lekë që ishte deri më tani.

Paralelisht me uljen e naftës, Bordi i Transparencës ka vendosur të mbajë të pandryshuar çmimin e benzinës, i cili do të vijojë të qëndrojë në nivelin 181 lekë për litër. Ndërkohë, gazi sërish nuk është përfshirë në vendimmarrjen e Bordit.

Ky vendim vjen në një moment kur çmimi në bursë i naftës së papërpunuar Brent ka shënuar rënie të ndjeshme gjatë mëngjesit të kësaj të mërkure, si pasojë e armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Sipas të dhënave të tregut ndërkombëtar, çmimi i naftës Brent ka shkuar nga 110 dollarë për fuçi në 92 dollarë, ose afro 15% më pak. Megjithatë, në tregun vendas ulja e reflektuar nga Bordi është vetëm rreth 2%.

Pritet që ditët në vijim cmimi të shënojë të tjera ulje për shkak të ndalimit të luftimeve në lindjen e mesme.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›