E Martë, 3 Nëntor 2026

Urdhër arrestet, Franca: Mos hiqni paralele mes Izraelit dhe Hamasit

Ministri i Jashtëm francez, Stephane Sejourne ka kërkuar që të mos hiqet paralele midis Izraelit dhe Hamasit lidhur me kërkesat e urdhër-arrestit të prokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për liderët izraelitë dhe të Hamasit.

“Këto kërkesa të njëkohshme për urdhër-arreste nuk duhet të krijojnë një ekuivalencë midis Hamasit dhe Izraelit” u thotë Sejourne ligjvënësve në parlament.

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Karim Khan tha dje se ai kërkoi urdhra arresti për liderët e lartë të Hamasit, Yahya Sinëar, Ismail Haniyeh dhe Mohamed Deif, si dhe kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant, me dyshime për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sejourne thotë se “Hamasi është grup terrorist që festoi sulmet e 7 tetorit që vranë rreth 1200 njerëz dhe morën pengje 252 të tjerë. Izraeli, ndërkohë, është shtet demokratik që duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar në drejtimin e një lufte që nuk e filloi vetë”, thotë Sejourne.

“Franca njeh pavarësinë e Gjykatës. Tani do të jetë në dorën e gjyqtarëve të GJND-së të vendosin nëse urdhrat do të aprovohen. Ata do ta bëjnë atë në mënyrë të pavarur”, shton ai.

Duke këmbëngulur në “solidaritetin e Francës ndaj izraelitëve dhe palestinezëve”, Sejourne thotë se Parisi “është i përkushtuar për të gjetur një zgjidhje politike” për konfliktin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›