E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Grabitje “alla Rinas” në Itali, grabiten 2 milionë euro

Një grabitje e organizuar në mënyrë perfekte ka tronditur provincën e Reggio Calabria-s, ku një grup komando ka sulmuar një automjet të blinduar përgjatë një segmenti të autostradës.

Sipas vlerësimeve paraprake, sasia e parave të grabitura arrin rreth dy milionë euro.

Sulmi ndodhi brenda një tuneli ku kriminelët arritën të ndalonin automjetin e blinduar por pavarësisht të shtënave me armë, fatmirësisht asnjë nga punonjësit brenda furgonit nuk u plagos.

Për të bllokuar trafikun dhe për të ndaluar çdo ndihmë të mundshme, autorët e krimit kishin vendosur dy makina të djegura në rrugë dhe kishin shpërndarë gofla metalike në asfalt, duke shkaktuar një bllokim total të qarkullimit dhe duke pamundësuar largimin e automjetit të blinduar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›